“Në emër të ‘popullit’- je i dënuar me vdekje!”


Ndërkohë që qeveritë anembanë Globit, numërojnë vetëm rastet dhe vdekjet me Covid19, në një artikull publikuar 2 ditë më parë në- The Lancet – nje nga gazetat me te vjetra dhe te njohura mjeksore në botë, me zyra editoriale në London, New York, dhe Beijing arrihet në konkluzionin se-

Në skenarin më të mirë në vetëm 6 muajt në vijim të 2020, numri i vdekjeve në fëmijët deri në 5 vjeç do RRITET me 253 500 duke shtuar dhe 12 200 nëna dhe në rastin më të keq ky numër mund të arrijë në – 1 157 000 fëmijë dhe 56 700 nëna të humbura për arsye të numrit të ulur të interventeve të domsdoshme për të shpëtuar jetë fëmijësh në nevojë, mungesë medikamentesh, dhe rikonstrukturimit të shërbimit shëndetësor në shërbim Vetëm të Covid19, për mos të folur pastaj për “lockdown-in” shkatërrimtar – një metodë mirëfilli komuniste, e cila po i çon shoqëritë perëndimore pashmangshmërisht në kolaps.

Ndërkohë që efekti indirekt i Ebola’s në Afrikë ishte më i rëndë se ai i shkaktuar nga virusi vetë, efektet e COVID19, vetëm sa kanë filluar. Në disa artikuj të ditëve të fundit të cilat sigurisht nuk arrijnë as në Media, as në Senat, vetëm në veshë të shurdhër, numri i vizitave dhe rasteve me “infarkt miokardi” ka rënë me 60% në USA në dy muajt e fundit, gjë që të bën të mendosh se vdekja është duke shëtitur me kosë në dorë, dhe maskë në fytyrë për sa kohë kemi vetëm një shqetësim të përbashkët kolektiv – Covid19.

The lancet solli ne shqip Ida Mengjesi mjeke ne chicago