Mos jepni duart, s’ka përqafime: Bundesliga ndalon zyrtarisht edhe pështyrjen


Përqafimet të ndaluara, shtrëngimet e duarve gjithashtu madje edhe… pështyrja në fushë. Këto janë disa nga normat e reja higjenike – që raportohen nga media gjermane – që do të përfshihen në rregulloren prej 35 faqesh, që lojtarët e Bundesliga e Bundesliga 2 duhet të respektojnë duke filluar nga e shtuna e 16 majit, kur të kthehen në fushë me dyer të mbyllura pas ndalesës për shkak të emergjencës Koronavirus. Fundi i sezonit është parashikuar për në 27/28 qershor.

Hapja e rrugës për rifillimin e kampionateve të Bundesliga e Bundesliga 2 ka ardhur direkt nga Qeveria gjermane në 6 maj e, më pas, nga Deutsche Fussball Liga (organizmi që mbikqyr futbollin profesionist) mbërriti komunikimi zyrtar se në 16 maj do të jetë dita e rinisjes. Asnjë ndryshim programi, edhe përballë dy rasteve të pozitivitetit tek Dinamo Dresden me pasojë karantinën 14 ditore të skuadrës.