LETRA/ OFL i dërgoi furmularin e vetëdeklarimit, babai i shkodranit i shkruan Policisë: Djali im nuk është në kërkim, ja përgjigja e Prokurorisë


Forca e Ligjit ka zbarkuar ditën e sotme në Shkodër duke u dërguar formularin e vetëdeklarimit katër ‘të fortëve’ të këtij qyteti, të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

Plagosje dhe armë pa leje, policia arreston të shumëkërkuarin në ...

“Panorama” raportoi se personave që u janë dërguar formularët janë Muhamed dhe Ibrahim Lici, si edhe Blert dhe Gëzim Cafi.

Por Ibrahim Lici ka refuzuar t’i përgjigjet formularit të OFL.

Babai i tij, Mustaf Lici në emër të djalit të tij thotë se Ibrahim Lici nuk është subjekt i këtij ligji sepse thekson se nuk është dënuar nga asnjë gjykatë në Shqipëri apo në shtet të huaj.

mustaf lici

Po ashtu ndaj Ibrahim Licit i ati thotë se nuk ka asnjë masë sigurie nga ndonjë gjykatë për ndonje vepër penale dhe nuk eshte person nen hetim nga Prokuroria per asnje çeshtje penale.

Në përgjigje të një shkrese të avokatit mbrojtes te tij Saimir Visha, prokuroria e Shkodres në 20 janar të këtij viti ka deklaruar se ndaj shtetasit Ibrahim Lici nuk ka asnje procedim penal dhe se nuk eshte person nen hetim por thjesht eshte ne kerkim policor per t’u marre ne pyetje si person qe mund te kete dijeni per ngjarjen kriminale te vellezerve Bilali te vrare ne 2019.

panorama.al