Zef Mazi përkthente për Ramiz Alinë, sot kryenegociator i Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE


Ish-diplomati Zef Mazi mori postin e kryenegociatorit të Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Lajmin e dha sot Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me ambasadorin e BE Luigi Soreca.

“Kryenegociatori nuk ka hezituar të kritikojë dhe qeverinë tonë, por nuk është një arsye më pak a më shumë për të mos e përfshirë në këtë proces, është një personalitet i diplomacisë shqiptare i mirënjohur nga të gjithë i respektuar i gjithëpranuar për dijeni dhe për aftësitë e tij në pozicione të ndryshme qoftë kur ka kryer misione të diplomacisë tonë qoftë ku ka kryer detyra me rëndësi në iinstuticione ndërkombëtare’, shpreh Rama.

Mirëpo, në karrierën e tij të gjatë e të pasur, Zef Mazi ka shërbyer edhe si përkthyers për Ramizë Alinë. Zef Mazi është një ish-diplomat shqiptar i cili ka shërbyer si Ndihmës Special i Drejtorit të Përgjithshëm për Strategjinë në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që prej vitit 2011, ku ka qenë përgjegjës për formulimin e strategjisë në të gjithë Agjencinë , planifikimi dhe zbatimi, si dhe menaxhimi i rrezikut dhe menaxhimi i njohurive.

Mazi ka qenë edhe ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën Veriore, si dhe në Republikën e Irlandës nga viti 2007 deri në 2011.

Ai u emërua Drejtor i Departamentit të KB në MPJ në vitin 2007. Ai shërbeu në Sekretariatin e OSBE-së dhe Sekretariatin e IAEA (1998-2002) dhe ishte Shef i Misionit në Ambasadën e Republikës së Austrisë dhe Konfederatën Zvicerane (1991-1992).

Mazi shërbeu si Kryetar i Forumit të OSBE -së për Bashkëpunimin e Sigurisë në 2013.

Mazi gjithashtu shërbeu në Departamentin Shumëpalësh në MPJ në Tiranë dhe ishte anëtar i delegacionit të përhershëm shqiptar në negociatat për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar (1989-1991).

Ai shërbeu si Shef i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të PTT (1987-1988).