Vetëqeverisja Shqiptare pa Shtet, pa Mbret, pa Republikë. Ja një shembull si ndalohen vrasjet, vjedhjet dhe divorcet


Viti 1913:

Kuvendi i Kastratit më 11 gusht 1913: Banorët e Kastratit u mblodhën në Kuvend dhe themeluan një lloj sundimi, deri sa të marrë qeverimi shqiptar drejtimin në dorë me në ballë me mbretin e Shqipërisë. Programi u hartua dhe u nënshkrua prej 24 pleqve:
1. Kush të vrasë dikë prej 5 maleve të mëdha Hotit, Grudës, Kelmendit, Shkrelit dhe Kastratit, ka për t’u djegur dhe dëbuar jashtë maleve me gjithë rob, bajraku i bie përtokë e i merren çfarë të kenë, dorasi ku të kapet do vritet, e atij që i kapet në shtëpi, do të dënohet.
2. Kush të marrë kollomoq prej Malit të Zi e të diktohet se ka ndonjë lidhje me ta, dëbohet jashtë maleve me gjithë rob e toka i mbetet krahinës.
3. Ai që s’i përulet vendimit të Pleqësisë për çdo punë, ka gjobë 500 grosh, e n.q.s. dëmton, edhe damin e paguan dy për një.
4. Vajzat e fejuara nuk mundet të lënë burrat e zënë e të marrin tjetërkënd, e nëse ndodh kjo punë, njerëzit e vajzës dëbohen jashtë dhe toka i mbetet krahinës, ose do të jepen për vajzën 12 dorëzanë, që të mos martohet.
5. Kush të vjedhë gjë të gjalë e të kapet me të në dorë, në qoftë se s’e vrasin, quhet gjak-humbur. faktor.al