49 fuoristrada dhe 110 furgonë, këto janë makinat e reja të Policisë së Shtetit të blera me paratë e buxhetit


196 makina të reja i shtohen flotës së automjeteve të policisë së shtetit, një investim i buxhetit të shtetit me përkrahjen edhe të fondeve IPA të Bashkimit Europian.Ministri Lleshaj vuri theksin tek modernizimi i policisë si domosdoshmëri për shkak të burimeve të pakta njerëzore në radhët e uniformave blu. Ndërkohë kryeministri Rama deklaroi se po punohet edhe për modernizimin teknologjik të policisë.Pjesa më e madhe e automjeteve do të jenë për forcat speciale ndërsa disa prej tyre do të jenë në përdorim nga drejtoritë në rrethe.Ndërkohë kryeministri Rama deklaroi se po punohet edhe për modernizimin teknologjik të policisë. “Ky kontribut i përbashkët financiar ku pa diskutim kontributi i BE-së është një pjesë e konsiderueshme përveç kontributit të qeverisë. Flota motorike e policisë së shtetit ishte qesharake. Sot ne i japim punonjësve të policisë një fuqi të re motorike dhe sidomos forcave speciale. Një flotë të tërë mjetesh që do të mundësojnë kushte optimale operacioneve. Nuk mbaron këtu. Ne duam të shkojmë më tutje me rritjen e kapaciteteve teknologjike, digjitale, me futjen e mjeteve të sofistikuara dhe me dronët e fjalës së fundit.”, tha Rama.Pjesa më e madhe e automjeteve do të jenë për forcat speciale ndërsa disa prej tyre do të jenë në përdorim nga drejtoritë në rrethe.Nga 196 makinat 110 furgonë “Ford” dhe 49 fuoristrada. Kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu shpjegoi edhe disa prej tyre në përbërje, ku tha se do t’jua bëjnë më të lehtë punën policëve,“Brenda janë të pajisura me pjesë të veçanta i kemi të mbrojtura nga jashtë me zgarë. Njëkohësisht poshtë jam në me çelik për të mos dëmtuar motorin. Edhe brenda ka vende speciale për të mbajtur armët që të jetë sa më lehtë gjatë lëvizjes. Edhe mbrapa ka mburoja dhe pajisje të tjera kolektive që përdorin FNSH ose RENEA. Këto do jenë për FLO dhe RENEA 51 copë me kto. Të tjerat janë 2×4 do të shpërndahen drejtorive vendore këto të bardhat. Sipas terrenit që kanë.” tha Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.Në prezantimin e flotës së re, morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ambasadori Luigi Soreca.