Mjeku Tritan Kalo shpjegon shifrat e ulëta dhe rrezikun që vjen nga hapja


Mjeku Tritan Kalo, që është prej ditës së parë është në vijën e parë të luftës kundër COVID-19 ka komentuar sot shifrat e reja të koronavirusit. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Kalo u shpreh se shifrat e ulëta të rasteve të reja nuk duhet të na ulin vigjilencën dhe duhet të respektohen masat. Kalo më tej tha se shifrat janë shumë optimiste, por duhet që të respektohen masat kundër COVID-19 dhe të ruhet distancimi social.

“Shifra 4 përkon me numrin 4 të rasteve të para. Me të infektuarit e parë në mars. Por shifra e ulur nuk duhet të na shtyj drejt një optimizmi të rremë, por duhet të na bëjë më vigjilentë. Nëse respektojmë distancimin fizik, të mos neglizohohet higjena dhe hapja të jetë e kujdesshme bashkë me sjelljen tonë, kjo do na shtyjë drejt optimizmit real.

Ditët në vijim me hapjen që po ndodh, me liberalizimin e masave do të fitojmë një pamje reale të asaj çfarë ndodh në popullatë. Kujdesi ndaj vetes, ndaj distancimit fizik, ndaj higjenës e rikthimi në punë duke zbatuar masat, shpresojmë mos të kemi përplasje me këtë infeksion”, – tha mjeku Tritan Kalo.