Dasmat do të nisin pas 23 qershorit, nën monitorimin e …..


Organizimi dhe zhvillimi i dasmave është një prej industrive të fuqishme të ekonomisë shqiptare, e cila rrezikon të mos bëhet këtë verë. Nisur nga rregullat e masat e pandemisë të vendosura deri më tani. Megjithatë duket se ceremonitë martesore do të rinisin pas 23 qershorit

Gjithçka do të monitorohet prej një efektivi të policisë dhe një mjeku. Në protokollin e posaçëm është përcaktuar mënyra e uljes në tryezë. Madje edhe vallet që do lejohen të kërcehen Garancia për rinisjen e dasmave është marrë pas diskutimeve të përfaqësuesëve të këtij biznesi me ministrinë e Shëndetësisë, Turizmit dhe institucionet e tjera. Mesa duket pandemia nuk do të pengojë zhvillimin e martesave, por ato do të zhvillohen në masa të rrepta sigurie.

Të bëhen evente vetëm në ambiente të hapura. Kapacitetet le të jenë të limituara deri në 200 persona. Detyrimisht duhet të ruhen standardet. Ajo që ishte planifikuar si tavolinë me 12 persona, nuk duhet ti kalojë 5-6 persona”- tregon biznesmeni i njohur, Armand PezaDo kemi dy supervisorë. Një nga ministria e Shëndetësisë që do të shohë sa mirë ruhen këto masat. Në momentin që ky përfaqësues i ministrisë së Shëndetësisë përcjell tek supervizori i ministrisë së Rendit shqetësimet e tij, ky ka gjithë fuqinë që ta shpërndajë këtë event. Në momentin që mendon se po shkelen rregullat”- shpjegon Peza.

Ndërkohë kjo është zgjidhja që është gjetur për vallet:

Si organizator eventesh ne e kemi luksin që ta çojmë atmosferën aty ku duam vetë. Pra të shmangim ato pogonishtet dhe të bëjmë kërcime të lehta.”