“Njerëzit e ndaluar në protestë sot nuk janë kriminelë, trafikantë droge, e as përfitues tenderash”, Presidenti shpërndan mesazhin e Dom Gjergj Metës


Presidenti Ilir Meta ka postuar ne rrjetin social Twitter mesazhin e Dom Gjergj Metes i cili reagoi pas përplasjeve dhe dhunës në protestën e sotme të Shoqërisë Civile.

gjergj meta
Dom Gjergj Meta inkurajon qytetarët: Prania e tjetrit është ...

“Njerëzit e ndaluar në protestë sot janë qytetarë të këtij vendi. Nuk janë as kriminelë, as evazorë fiskalë, as trafikantë droge, as përfitues tenderash”, shkruan Gjergj Meta.

Sipas tij, ata “kanë zemërim brenda vetes që gjithsesi nuk dënohet me ndalim nga policia”.