Fotot e barbarisë/ Qeveria po rrezikon të shpërndajë virusin


Protesta e shoqërisë civile në Sheshin “Skëndërbej” është shoqëruar  me dhunë të shpërpjestuar nga policia. Qeverisë po i shijon shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për të heshtur cdo kundërshtim në vend, në një kohë që ajo jep koncesione, dhe do të shëmbë teatrin. Vetëm kështu mund të shpjegohet vala e dhunës ndaj protestuesve shoqërisë civile në Sheshin “Skëndërbej”, që donin të ngrinëin zërin duke ruajtur distancën dhe zbatuar rregullat.

Boll të shohësh këto pamje për të kuptuar se për tu infektuar nga Covid -19 janë më të rrezikshme skenat që ka krijuar barbaria policore, sesa një manifestimi i rregullt dhe paqësor. Por me sa duket Ramës po i shijon pozicioni ku ai vendos për gjithcka pa kundërshti, duke zbatuar kërcënimin e para disa javësh me videon spanjolle.

LSA Photo ka fiksuar momentet e shoqërimit me forcë të disa përfaqësuesve të shoqërisë civile, të cilët kanë protestuar sot kundër qeverisë Rama, e cila sipas tyre ka dhunuar të drejtat e njeriut.©Lapsi.al