Tragjike në Berat/ 77-vjeçari me 2 nipat humbin jetën brenda në pus


Një i moshuar bashkë me dy nipat humbën jetën në një pus, në fshatin Dushnik të Beratit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.  Si pasojë e asfiksisë, humbën jetë Kamber Hoxha, 77 vjeç, Neim Hoxha, 46 vjeç si dhe Gentjan Golashi 45 vjec (Njëri prej viktimave Kambeberin e kishte xhaxha, e tjetri dajë). Pusi, në oborrin e kësaj shtëpie, ishte i bllokuar prej disa vitesh, ndërsa gjyshi, Kamberi, kishte hyrë për ta pastrua.

Por pasi është bllokuar, në ndihmë të tij kishte hyrë Gentjani, i cili për pasojë gjeti vdekjen. Po ashtu, pas tij u fut edhe Neimi, i cili doli nga pusi në gjendje kome, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital.

LAPSI.AL