Klienti qëllon ndaj punonjësve të McDonald në Oklahoma City pasi i kerkuan të largohej për shkak të kufizimeve të COVID-19.


OKLAHOMA CITY, Oklahoma – Katër punonjës u plagosën brenda një McDonald’s pasi një klient hapi zjarr kur ata i thane që salla brenda e ngrënies ishte e mbyllur për shkak të pandemisë koronavirus, tha policia.

Departamenti i Policisë së Qytetit Oklahoma tha se një femër e dyshuar 32-vjeçare, emri i së cilës nuk është bere i ditur, u fut në një grindje fizike me punonjësit në mbrëmje të Mërkurën,dhe doli nga dyqani dhe u kthye me një armë zjarri.

Policia i tha bashkëpunëtorit CNN , një prej punonjësve u qëllua dhe tre të tjerë u plagosën. Lëndimet e viktimave konsiderohen jo të rrezikshme për jetën, njoftoi bashkëpunëtori.

Policia fillimisht të Mërkurën tha se kishte dy të dyshuar të përfshirë dhe dy punonjës qe u qëlluan. Më vonë ata përcaktuan se gruaja ishte e vetmja e dyshuar e përfshirë ne kete ngjarje.

E dyshuara u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap në afërsi tevendit te ngjarjes deklaroi zedhensia e policise se qytetit Oklahoma Michelle Henderson.