I porsalinduri i cili testoi pozitiv për COVID-19 gjatë lindjes bën shërim të plotë


Newborn tests positive for COVID-19 in London | Live Science

ENGLAND – Një nënë dhe fëmija i saj i porsalindur dolen nga spitali pasi u shëruan nga COVID-19, thonë zyrtarët e spitalit.

E porsalindura e Katherine Dawson testoi pozitive për koronavirusin pas lindjes, duke e bërë atë një nga pacientët më të rinj në botë me virusin.

“Stafi nga Spitali Victoria Blackpool luftoi pa u lodhur për të shpëtuar mamanë, Katherine Dawson, pasi ajo përfundoi të kalonte tetë ditë në një ventilator pasi lindi fëmijën Ruby, i cili lindi me COVID-19”, thuhet në postimin e spitalit në Facebook.

Zyrtarët nga spitali thanë që familja kaloi 37 ditë në spital, dhe në një moment, shanset e mbijetesës së Katherine u vlerësuan në 50/50.

“Ishte një rast shumë sfidues dhe ne ishim shumë të brengosur që ajo mund të mos e kalonte atë,” tha këshilltari i ITU, Dr. Jason Cupitt. “Ajo ishte shumë e qetësuar dhe ne nuk po shihnim shumë ndryshime, por pastaj, pesë ditë më vonë, në fund të tunelit pati një shkëndijë drite pasi nivelet e saj të oksigjenit filluan të përmirësohen.

Cupitt tha se Katherine dhe Ruby prekin zemrën e të gjithëve ne spital, dhe gjithmonë do të mbahet mend për kete histori te tyre.ABC7