Të moshuarit e shtrojnë me të pirë në lulishte: Dolëm se plasëm dhe gur të ishim do kishim pëlcitur


Disa të moshuar në Devoll kanë preferuar të qëndrojnë në lulishte dhe ta shtrojnë me të ngrënë dhe të pirë. Ata thanë se dolën pasi po plasnin në shtëpi.

I moshuari:  Frikë kemi por dhe tani dhamë e dhamë dhe plasëm, ngelëm brenda dhe gur të kishim qenë do të kishim pëlcitur. Kam 30 minuta që kam dalë

Gazetarja: Po shoh që po pini

I moshuari:  Po pimë, po rrimë  një metër larg, kështu që do rrimë dhe pak

I moshuari tjetër: Nuk jemi shumë dakord me masat se duam pak liri. Sot dolëm therëm një pulë dhe po hamë e këtu. Kemi maska e doreza po i kemi hequr se po hamë.