S’ju bindën duke vijuar përgatitjet për zgjedhjet në universitete, rekori i UT-së shkarkon 6 pedagogë


TIRANE-Debati për zgjedhjet në universitete sot ka sjellë largimin nga puna të 6 pedagogëve të Universitetit të Tiranës. Rektori Mynyr Koni shkarkoi 6 pedagogët, të cilët janë pjesë e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, që pritet që të mbahen 12 qershor. Kryetarja e këtij komisioni është Majlinda Keta, e cila së bashku me anëtarët janë shkarkuar, pasi nuk i janë bindur urdhrit të rektorit për zgjedhjet në universitete, i cili i kundërshton.

Pak ditë më parë Koni doli kundër zgjedhjeve në këtë kohë pandemi, ndërsa deklaroi se mandati i anëtarëve të komisionit institucional të zgjedhjeve ka përfunduar dhe nuk i njeh duke e cilësuar procesin nul. Por, kryetarja e këtij komisioni, Majlinda Keta së bashku me anëtarët e KIZ-it vijuan punën, ndërsa sot Koni i shkarkoi.

Por cfarë tha Keta sot që solli vendimin e hakmarrjes nga Koni duke i shkarkuar? Në një intervistë për Report Tv, kryetarja e KIZ-it, Majlinda Keta deklaroi se për të gjitha kundërshtitë, Koni duhet ti drejtohet Komisionit të Apelimit. Deri tani në garën për drejtues të universiteteve në Tiranë për postin e rektorit është regjistruar kandidatura e dekanit të Juridikut, Artan Hoxha.

Shkarkimi i Majlinda Ketes

d.ba./Shqiptarja.com