Raporti i Freedom House për demokracinë: Kosova në ngjitje, Shqipëria në rënie


Ndryshe nga Shqipëria Kosova është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor që për të pestin vit me radhë ka shënuar përparim në raportin e organizatës Freedom House për demokratizmin e vendeve. Kosova është renditur  me 3.18  pikë nga 7 maksimale në raportin “Vendet në tranzicion, 2020”, i cili vlerëson gjendjen e qeverisjes demokratike në 29 vende në Evropë dhe Euroazi.
Përpos Kosovës përparim të lehtë ka shënuar edhe Maqedonia e Veriut, duke siguruar 3.75 pikë, krahasuar me 3.68, vitin e kaluar.

Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë shënuar përkeqësim, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina dhe Kroacia kanë mbetur në të njëjtën pozitë.