Drejtoria e Transportit fal taksën vjetore ne Shqiperi per 2020


Drejtoria e Transportit Rrugor ka vendosur që të bëjë një lehtësim për sektorin e transportit rrugor që është goditur po ashtu nga koronavirusi. Kryeministri Edi Rama njofton se DPSHTRR do të mbulojë 100% taksën vjetore të automjeteve të përdorura për gjithë vitin 2020, për 7204 mjete.

Drejtoria e Transportit sqaron edhe kategoritë e automjeteve që përfitojnë nga mbulimi i kësaj takse për vitin 2020. Ndërsa për ata që i kanë paguar do të kompensohen në momentin e pagesës së TVMP pasardhëse, pra vitin tjetër.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, sjell një shembull të shkëlqyer solidariteti nga DPSHTRR për sektorin e transportit rrugor të pasagjerëve një rast i bukur ku një ent publik me vetëfinancim, nisur dhe nga rezultatet e mira për 2019-ën ofron, nga të ardhurat e veta të akumuluara, të mbulojë 100% taksën vjetore (TVMP), për gjithë vitin 2020, për 7,204 mjete!

nga kjo paketë solidare e Dpshtrr-së në vlerën 170,194,500 lekë përfitojnë 7,204 mjete të kategorisë:
autobus (mbi 8+1),
transport qytetës,
transport rrethqytetës,
transport ndërqytetës,
shërbime të rastit (turistik brenda e jashtë vendit),
ndërkombëtar të rregullt,
transport për personele,
transport për llogari të subjekteve brenda e jashtë vendit!
ky akt mbështet njëkohësisht subjektet e lartpërmendura, buxhetin e shtetit dhe direkt bashkitë!
institucionet përgjegjëse do të mundësojnë që brenda majit kjo paketë të hyjë në fuqi!
ps: ata që i kanë paguar, do të kompensohen në momentin e pagesës së tvmp pasardhëse
” shkruan Rama.

Kujtim Mema, kryetari i shoqatës së Transportit të Udhëtarëve Ndërqytetas u shpreh sot në një intervistë për Report Tv se nëse qeveria nuk ndërhyn me masa lehtësuese te taksat apo nafta, atëherë janë të detyruar që të rrisin me 30% çmimin e biletës. Sipas tij, është e pamundur që të përballohet qarkullimi me gjysmë kapaciteti sipas masave të reja që pritet që të vendosen në protokoll, pasi i çon drejt falimentimit. Ndërkohë që Drejtoria e Transportit bëri hapin e parë duke falur taksën e TVMP.