Vrau gruan dhe tre fëmijët dhe jetoi me kufomat për ditët të tëra, burri bën deklaratën shokuese gjatë telefonatës me të afërmin


Një baba nga Florida, i akuzuar për vrasjen e gruas, tre fëmijëve dhe qenit të familjes brenda godinës së tyre në fillim të këtij viti, i tha një të afërmi në një telefonatë në burg se nuk dinte asgjë për vrasjet dhe as për ato që kishin ndodhur para dhe pas krimit.

Biseda e Anthony Todt nga prapa hekurave në shkurt është publikuar nga prokurorët e Floridas së bashku një dokument të skemës së krimit të rëndë dhe provave me fotot që tregojnë thika dhe njolla gjakush në veshjet e fëmijëve si dhe intervista me oficerët e policisë që gjetën kufomat.

Todt, 44 vjeç, u arrestua në mes të janarit kur policia hyri në shtëpinë e familjes për të zbatuar një urdhër federal në një rast mashtrimi dhe zbuloi burrin që jetonte me trupat e dekompozuar të Megan Todt, 42 vjeç, dhe tre fëmijët e tyre Alek, 13-vjeç, Tyler, 11 vjeç dhe Zoe katër vjeçare.

Raportet përfundimtare të autopsisë të lëshuara në prill zbuluan se Todt dyshohet se kishte droguar familjen e tij me Benadryl, i goditi me thikë ata dhe kishte kryer akte të tjera të ‘dhunës së papërcaktuar’. Panorama.al