PD denoncon përsëri ndërtimin e karburantit në Vlorë


PD denoncon përsëri ndërtimin e karburantit në Vlorë

Partia Demokratike sot ka denoncuar edhe njëherë ndërtimin e karburantit në Lungomare të Vlorës. Agron Shehaj e akuzoi sot Kryeministrin Rama se është etja për para e ka kthyer në një vegël të oligarkëve.

“Në krahasim me portet, aeroportet dhe rrugët që Rama u ka falur oligarkëve, pika e karburantit vlen shumë pak, por ajo është një monument i babëzisë dhe plaçkitjes së pronës publike nga një kryeministër që ka braktisur krejtësisht popullin e tij.

Kjo babëzi e ka kthyer Shqipërinë në pronë të pak njerëzve që po e trajtojnë Shqipërinë dhe shqiptarët si koloni të tyre, duke i plaçkitur dhe dhunuar.

Përrallat me Gjykatë të Lartë janë fasadë: edhe po nuk shpronësoi dot tokën, mjaft që qeveria të mos i japë licensë karburantit dhe as leje ndërtimi për ndonjë gjë tjetër dhe aty mbetet çdo gjë e pandryshuar. Por Edi Rama është në shërbim të oligarkut dhe jo të interesit publik”, shkroi Zoti Shehaj në një postim në Facebook.