Dr Piperos i mbetet fjala në fyt. Nuk di të thotë kush është drejtuesi i komitetit të ekspertëve (video)


Prej javësh Edi Rama dhe qeveria për çdo fjali që hedhin në Facebook, dhe çdo masë izoluese që marrin e fshehin pas vendimarrjes së një komiteti fantazëm ekspertësh. Por askush nuk e di se kush e drejton atë komitet përpos kryeministrit politik. Fati i keq të përballet më këtë mshtrim i qëlloi doktor Pëllumb Piperos në emisionin e Çim Pekës ku ai dridhej e përdridhej dhe nuk dinte të thoshte se kush qe drejtuesi i këtij komiteti (video poshtë ku gazetari e pyet pafundësish doktorin që nuk ka përgjigje).

Më në fund mjeku që shfaqet përditë në ekran nga frika se mos bënte ndonjë gabim politik iu përgjërua intervistuesit: “Do t’ju lutesha të mos m’i bëni mua këto pyetje, pasi nuk mund të them më shumë. Bashkë mund të diskutojmë për aspektin teknik, një emër ka, por s’mund t’ua them unë”.