BE përgëzon gazetarët për punën gjatë pandemisë së COVID-19


BE përgëzon gazetarët për punën gjatë pandemisë së COVID-19

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka rithkesuar rolin thelbësor të gazetarisë në garantimin e lirisë së shprehjes në internet dhe jashtë tij në shoqëritë demokratike.

Në një deklaratë të publikuar në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ai deklaroi se pandemia e COVID-19 ka nxjerr në pah rëndësinë e mediave për shkak të nevojës për informacion të besueshëm, të bazuar në fakte, dhe të pandikuar.

Ai tha se media ka rol “thelbësor” dhe kontribuon për një shoqëri të hapur. Borrell ngriti shqetësimin se pandemia në disa vende, po përdoret si një justifikim për vendosjen e kufizimeve të padrejta ndaj lirisë së shtypit.

“Megjithë rreziqet dhe sfidat shtesë që vijnë nga pandemia e COVID-19, gazetarët dhe punonjësit e mediave në të gjithë botën po ushtrojnë detyrën e tyre thelbësore, ndonjëherë në kushte të vështira. Ata po i japin një zë për më të prekurve, duke u siguruar që historitë e tyre të dëgjohen. Ata po sjellin dëshmi nga zona më pak të arritshme, përfshirë zonat e konfliktit. Ata po japin informacione thelbësore për ndikimin shpesh shkatërrues të pandemisë në pjesë të ndryshme të botës, si dhe histori suksesi të solidaritetit dhe guximit, “tha ai.

Borrell pohoi se gazetarët ndihmojnë në zbulimin dhe kundërshtimin e keqinformatave dhe kontribuojnë në shoqëritë më të sigurta, më të drejta dhe më demokratike.

Ai theksoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së ndaj rolit të medias së pavarura e të besueshme në të gjithë botën, duke përfunduar se “liria e shtypit është një e drejtë, jo vetëm e profesionistëve të mediave, por e secilit prej nesh.”

Soreca përgëzoi gazetarët dhe punonjësit e mediave që vazhduan të punojnë në kushte të vështira për shkak të pandemisë COVID-19.

Sa i përket planit të qeverisë shqiptare për të miratuar ligje kufizuese për lirinë e mediave, Soreca ka deklaruar më parë se mbështet vetë-rregullimin dhe se qeveria duhet të përafrohet me praktikat më të mira të BE-së dhe KiE.