Administrata Trump parashikon 3 mijë të vdekur në ditë deri në fillim të qershorit


Administrata Trump parashikon 3 mijë të vdekur në ditë deri në fillim të qershorit

Ndërkohë që Presidenti Trump po bënë presion për të hapur ekonominë, administrata e tij parashikon në mënyrë të fshehtë një rritje të lartë të numrit të rasteve dhe të vdekjeve nga koronavirusi gjatë javëve të ardhshme, duke arritur në 3 mijë vdekje në ditë deri në 1 qershor, sipas një dokumenti të parë nga New York Times, gati dy herë më shumë se sa vdekjet e tanishme që janë rreth 1750 në ditë.

Parashikimet bazohen në një modelim të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të vendosura në një grafik nga Agjensia Federale e Menaxhimti të Emergjencave, duke parashikuar rreth 200 mijë raste të reja çdo ditë deri në fund të muajit, nga 25 mijë raste që janë tani.

Parashikimet konfirmojnë frikën e ekspertëve të publikut se rihapja e ekonomisë do të kthejë vendin mbrapsht, aty ku ishte në mes të Marsit, kur rastet rriteshin në mënyrë të shpejtë në disa pjesë të vendit dhe të sëmurët vdisnin në korridoret e spitaleve nga mbipopullimi i sistemit shëndetësor.

Aktualisht SHBA-të janë vendi i parë në botë për numrin e të infektuarve me mbi 1 milionë dhe për numrin e të vdekurve me mbi 68 mijë.