‘Lejoni dasmat’,Labi nxit protesta, Leonora Jakupi i del kundër


Labinot Tahiri ka bërë thirrje për protestë për këngëtarët dhe pronarët e lokaleve. Arsye për këtë është bërë vendimi për anulimin e dasmave në Kosovë. Tahiri ka thënë se me hapjen e shumë bizneseve të tjera, dasmat nuk kanë pse të ndalohen. Por, Leonora Jakupi nuk ka ndarë të njejtin mendim me kolegun.

Këngëtarja ka reaguar me një postim në rrjet, duke thënë se jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka. Jakupi gjithashtu ka thënë se Kosova ka njerëz më nevojtarë, të cilët nuk kanë mundësi të kenë asnjë punë. “Për herë të parë nuk pajtohem me thirrjen e kolegut Labinot Tahiri”, ka shkruar Leonora.