E dhimbshme/ 25-vjeçarja humb jetën në spital nga koronavrisui, familjarët i japin lamtumirën me një video-telefonatë


Një vajzë 25-vjeçare, Nasro Ade, vdiq në Spitalin e St George në jug të Londrës nga koronavirusi.

Prindërit u detyruan që t’i thonë lamtumirë vajzës së tyre me një video-telefonatë, përmes FaceTime, ndërsa ajo ishte shtrirë në një shtrat spitalor.

131442166-f8b9b33b-c9b6-4ee0-a6d5-e7f839dbeefb

Vajza e re që vuante edhe nga një dëmtim në veshka, u diagnostikua me Covid-19 vetëm 11 ditë para vdekjes së saj.

Nasro lindi në Somali dhe u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 11 vjeç. Për shkak të problemeve të saj, ajo shkoi në spitalin e dializës tre herë në javë.

Pasi e diagnostikuan me koronavirus, mjekët e futën atë në një dhomë të vetmuar në një repart të Spitalit të St George. Njëmbëdhjetë ditë më vonë, më 17 prill, ajo vdiq.

Ishte kaq e vështirë të mos jesh me të dhe t’i thuash se sa shumë e duam. Ishte kaq e vështirë për ta pranuar. Ka shumë familje që kanë jetuar të njëjtën situatë. Lutem për të gjithë, për shëndetin e tyre, për jetën e tyre “, tha Fartuun Ade, motra e Nasro,