Dhe historia perseritet, e perseritet ne Durres,,,


Dhe historia perseritet, e perseritet ….Keto dite ka filluar rikonstruksioni i rruges Taulantia ne Durres,pjeses nga hotel Arvi deri tek hotel Arragosta,me nje shume 14,5 milion leke me tvsh,fonde te bashkise Durres.Desha te sjell ne vemendjen e bashkeqytetareve te mi durrsake ,qe 3 vite me pare me nje projekt te Bankes Boterore kemi perfituar ” Nderhyrje ne sistemin e kanalizimeve te ujerave te ndotura te zones se Durresit “,kontrate me reference nr.WD3 , zbatuar nga firma 2T shpk, ne nje periudhe 14 mujore ,nga 29.09.2017 deri 11.2018 ,per nje vlere projekti prej 5,5 miliarde lekesh pa tvsh=6,6 miliarde me tvsh,me perfitues Ujesjelles Kanalizimet e Bashkise Durres.Ky projekt prekte dhe rrugen Taulantia ne te gjithe gjatesine e saj, e cila u hap ne me shume se 40% te trupit te saj gjate nderhyrjes per futjen e tubave te rinj te kanalizimeve.Dhe deri ketu e mbajme mend te gjithe.Por si cdo kontrate e standartit te Bankes Boterore ,por edhe normave europiane te ndertimit ,kusht thelbesor ne kontrate eshte kthimi ne gjendjen ekzistuese te rrugeve kur diskutohet per nderhyrje pjesore si rasti ne fjale ,pra brenda fondeve te akorduara nga BB per sistemin e kanalizimeve eshte edhe kthimi ne gjendjen e meparshme te asfaltit te rruges Taulantia.Pra ne fund te vitit 2018 bashkia e Durresit duhej te kishte marre ne dorezim rrugen Taulantia ,pas nderhyrjes te bere ,si nje rruge te standartit europian me asfalt dhe sinjalistike horizontale te re ne te !!!Dhe sot ne fillim maji 2020,pra pas 15 muajsh , ne gjendemi duke investuar 14,5 milione leke per te ribere asfaltimin dhe sinjalistiken ne njejten rruge !!Qe ky ishte standarti i bashkise vjeter te Durresit kjo ka qene evidente ne vite ,por edhe “Komiteti Ri Ekzekutiv ” po ecen me te njejtin ritem, ne te njejtat gjurme te vjedhjes dhe keq administrimit te fondeve publike !!Durrsake mos rrini por zgjohuni ,o durrsake !!