“Bënë gjithçka për ta mbajtur botën në errësirë”- Sekretari amerikan i Shtetit: Koronavirusi doli nga laboratori në Wuhan, ka prova të shumta


 Akuzat kundër Kinës nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me origjinën dhe përhapjen e Covid-19 vazhdojnë.

Sulmi i fundit vjen nga Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo, i cili tha: “Ka prova të shumta që koronavirusi vjen nga laboratori i virologjisë së Ëuhan”.

Pompeo shtoi se në lidhje me virusin, “Kina ka bërë gjithçka mundet për ta mbajtur botën në errësirë”.

Më herët edhe Presidenti Donald Trump ka hedhur akuza ndaj Kinës, ndërsa paralajëmroi se do t’i kërkonte dëmshpërblim për dëmin ekonomik nga kronavorusi, me arsyetimin se mund të kishin bërë më shoumë për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

pompeo