Shqipëria në karantinë, tek E-Albania leje edhe për të shëtitur qenin…


Një lajm i mirë për të gjithë ata që kanë një qen në shtëpi. Tashmë në portalin e-albania është shtuar opsioni dalje për të shëtitur qenin, në fash oraret 06:30-07:30 dhe 18:30-19:30.

Kështu, ata që kanë një qen do të kenë edhe një arsye tjetër për të dalë, përsos punës apo pazarit.

Ata që nuk e kanë një qen mund edhe ta huazojnë nga dikush tjetër, në mënyrë që të shfrytëzojnë mundësinë për të dalë.

Ndërkohë, nga dita e sotme në orën 17:30 dhe deri të hënën ën orën 05:00 çdo gjë do të jetë e mbyllur, përveç ushqimoreve dhe farmacive që do të hapen rrinë hapur edhe të shtunën.

Nga ana tjetër të moshuarit do të dalin të shtunën dhe të dielën nga ora 05:00 deri në 10:00, ndërsa nënat me fëmijët deri në 14 vjeç do të dalin të dyja ditët ë fundjavës nga ora 11:00 deri në 17:30.