“Rama ik! Na le pa bukë!”/ Kryeministri pritet me protesta në Fier, ndërhyn policia


Naftëtarët e Fierit e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama këtë të premte. Ata shprehen se nuk e kanë marrë pagën e luftës, edhe pse u është premtuar nga qeveria. Sipas tyre gjendja e tyre ekonomike në familjet e tyre është e mjerueshme dhe kanë frikë për të ardhmen. Por policia ka reaguar ashpër ndaj tyre duke e shpërndarë protestën duke shoqëruar disa prej tyre në komisariat.

“Na la pa bukë dhe tani na shpërndan. Ja ky është Edi Rama. Pagën e luftës nuk e ka marrë asnjëri. Po deshi të dalë ndonjëri dhe të thonë që e ka marrë. Të gjithë punëtorët janë në një gjendje të mjerueshme. Nuk e dimë se ça do bëhet me ne, me sa shikojmë nuk ka të ardhme fare. Rama e di gjendjen tonë”, – thanë disa nga protestuesit.

“Ne vuajmë për kafshatën e gojës, na thanë për pagën e 400 mijë lekëshit, ku e ka që tha naftëtarët do të marrin lekët, na mashtron, na gënjen, pse e mashtron popullin, na ka lënë për ibret të Zotit, të shesim xhaketën, të dalim lakuriq, me ça t’i paguajmë, të vejë dorë mbi naftëtarët ose do të bëjmë grevë urie”, tha qytetari.