Partia gjë e madhe!


Administrata shtetërore, gropa septike ku bëhen qokat e partisë

Administrata shtetërore mbetet një gropë septike në këtë vend, pasi trajtohet si vendi ku bëhen qokat e partisë.

Nga të gjithë punonjësit e administratës shtetërore, mund t’i dallosh fare lehtë të rekrutuarit partiakë. Dallohen për nga arroganca dhe për nga padituria e tyre e dhimbshme.
Nuk turpërohen me paditurinë e tyre, por përkundrazi qeshin me të.

Të rekrutuarit partiakë, kanë qenë dhe janë plaga e këtij vendi dhe administrata shtetërore është një gropë e madhe septike falë këtij rekrutimi.

Post Scriptum- Partia gjë e madhe!

Elona Caslli