I kërkoi debat televiziv/ Thaçi i përgjigjet Kurtit: Të kam mundur 20 vite në mënyrë spektakolare


Vijojnë replikat në distancë mes presidentit të Kosovës Hashim Thacci dhe kryeministrit ende në detyrë Albin Kurti. Teksa ky i fundi i kërkoi një përballje në një debat televiziv, vjen edhe përgjigja e kreut të shtetit.

I pyetur sot nga gazetarët nëse do të ishte i gatshëm të përballet me Kurtin në debat televiziv, Thaçi është përgjigjur:

“Jam president i vendit. Debatet i kam zhvilluar 20 vite përballë oponentëve politikë dhe rezultatet dihen. Të gjitha kanë qenë humbje spektakolare për zotërinë (Kurtin)”. 

Presidenti Thaçi njoftoi sot se ka dekretuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër të Kosovës në cilësinë e të nominuarit të LDK-së.