Hapje me guxim pa cenuar sigurine e shendetit publik!


Qytetaret e kane bere “hapjen” realitet vete! Dhjetera mijera qytetare po dalin nga shtepite ne Tirane pa autorizim e policia nuk i ndalon dot. E njejta gje ne Vlore, Durres, Shkoder etj.. Kjo qe po ndodh eshte reagim ndaj kufizimit ekstrem te levizjes per shkak te epidemise. Kufizimi i levizjes eshte shproporcional me rastet e infektuara. Nuk mund te mbashe mbyllur ne shtepi 2.8 milion njerez per 700 raste te prekurish dhe fatkeqesisht 30 personash qe kane humbur jeten.Njerezit do levizin, do punojne, do takohen, do blejne e do shesin e duhet te punojne. E me keq akoma kur administrata nuk i pergjigjet dot kerkesave per levizje, qytetaret do e gjejne vete zgjidhjen. E drejta e levizjes, e ato ekonomike prevalojne mbi sigurine kur rreziku eshte i ulet sic tregojne shifrat.Cdo qeveri do gjendej ne dileme mes sigurise se jetes dhe presionit te kthimit ne normalitet. Ndaj ka rruge te mesme gjithnje. Hapja me e shpejte me masa ndeshkuese mund te ishte nje zgjidhje me racionale. Te vendosen rregulla te qarta per distancen fizike nderkohe qe njerezit te dalin e te punojne e te takohen. Demi ekonomik eshte bere i paperballueshem. Stresi qe nga femijet e deri tek moshat e treta per shkak te mbylljes eshte bere alarmant. Hapja e disa bashkive duhej te paraprihej nga ajo ne zonat rurale e njesite administrative me popullsi te vogel ku rreziku eshte minimal per shkak te dendesise se ulet te popullsise. Nderkohe qe njerezit po e bejne hapjen fakt, qeveria po mban “karantine virtuale”! Aventurat e mbylljes po sfidohen nga qyetaret perdite ndersa fatura ekonomike nuk paguhet “virtualisht”! Ndaj ka vetem nje zgjidhje: hapje me guxim pa cenuar sigurine e shendetit publik!

EDVIN KULLURI POST FB