Arsim Zendeli 23 vjecar nga detroid ka humbur.


Nga Beqir SINA – Phoenix Arizona

DETROIT MI:Policia thotë se po vazhdon të kërkojë për Arsim Zendeli, një person i zhdukur në kushte misterioze që mbas 7 Prillit.

Prindërit thanë se shpresuan gjatë prej se kur djalin e tyre e panë për herë të fundit në orët e para të mëngjesit të 7 prillit.

Policia tha se nëna e tij ka deklaruar se kohët e fundit e kuptoi se biri i saj vuante nga sëmundje mendore.

Simbas posterit të policisë për personat e humbur thuhet se Arsim Zendeli është i bardhë, 6 feet e 2 inç i gjatë dhe peshon rreth 150 paund.

Ai u pa për herë të fundit i veshur me një xhaketë lëkure të zezë, sweatpants gri dhe një kapelë dimri me lesh të kuq / burgundy.

Arsim Zendeli është një adhurues i etur i natyrës.

“Ai është shumë i vetëdijshëm për shëndetin,” tha Bashkime Zendeli. “Ai është një person i pastër dhe i shëndetshëm”

Familja thotë se është duke mbajtur kontakte me departamentin e policisë.

Policia thotë se rrugët e kërkimit janë vendosur pasi gjetën makinën e Arsim Zendeli e cila u gjet në parkingun e bregut të liqenit Water Edge .

Sipas policisë, në breg të liqenit ata gjetën një pjesë e veshjeve të tij në zonën West River Road, në veri të Urës së Qarkut .

Një nga oficerët e policisë që po udhëheq aksionin së bashku me polumbarët , nënkoloneli Kenneth Pelland tha se ishte bërë një kontroll i të gjithë linjës bregdetare përgjatë lumit të Detroitit ashtu si edhe në tokë dhe përmes helikopterit.

Policia e Detroitit, departmenti i personave të humbur thotë se ndokush ka ndonjë informacione mbi Arsim Zendelin të kontaktojë Departamentin e Policisë Grosse Ile në 734-676-7100.