Aeroportet e Romës dhe Firences do të rihapin më 4 maj



Aeroporti Peretola i Firences dhe Aeroporti i Romës Ciampino do të rihapen plotësisht 4 maj, sipas Ministrit Italian të Transportit Paola De Micheli.

Të dy aeroportet do të rihapen pas një kërkese të Autoritetit Italian të Aviacionit Civil “për të përmbushur nevojat e rritura në trafik dhe në të njëjtën kohë të lejojnë testimin e një sistemi ekzaminimi për pasagjerët Covid-19”, thuhet në një shënim nga Ministria e Transportit.

Shënimi thoshte gjithashtu se lidhjet hekurudhore në distanca të gjata do të nisin te zbatohen.

Të gjitha operacionet e fluturimit civil janë pezulluar që nga 14 mars në këto dy aeroporte.