Nënkryetarja e Vetëvendosjes: Qeveria Kurti 2 po vjen


Nënkryearja e Lëvizjes Vetëvendosja, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka reaguar ashpër për marrëveshjen LDK- AAK për qeverinë e re të Kosovës. Kollçaku thotë se ky akt është një tentim grabitje e shtetit pasi ish- pushtetarët po shrytëzojnë kohën që po i jep pandemia për ta kryer këtë. Po ajo thotë se koha nuk punon për ta dhe qeveria Kurti 2 është duke ardhur.

Postimi

Vërtet, kurrë nuk është vonë me u korritë. Tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e pandemisë globale, përfundimisht shpërfaqi paftyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve.
Kanë pak kohë në dispozicion dhe duan të kryejnë punë. Por koha nuk punon për ata.
QEVERIA KURTI 2 po vjen!