Marrëveshja për qeverinë e re të Kosovës, Mustafa e Haradinaj bien dakord të mos përkrahin mocionet


Marrëveshja është arritur në Kosovë mes LDK, AAK dhe partive të tjera që do formojnë qeverinë e re.

Veç pandemisë, dialogut Kosovë- Serbi me njohje reciproke, rimëkëmbje të ekonomisë, forcim të shtetit ligjor apo de partneritetit me BE dhe SHBA, palët kanë rënë dakort mos përkrahin mocionet e mosbesimit.

Nëse një mocion mosbesimi vjen nga opozita, PDK apo dhe LVV e cila është partia qeverisëse në ikje atëhere LDK, AAK, Nisma, AKR, Lista Serbe dhe përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë nuk duhet ta përkrahin sipas marrëveshjes.

Në fakt qeveria Kurti u rrëzua prej një mocion mosbesimi por jo prej një partie opozitare, por prej partisë aleate LDK.