“Kam firmosur kontratë të re me Kombëtaren”, Edy Reja i kthen përgjigje Panuçit dhe Shakohoxhës: Ndryshimet në skuadër duken, jam gati të heq dorë nga paga nëse më kërkohet


Edy Reja është trajner I Kombëtares shqiptare që pas largimit të Panuçit. Aktualisht italiani ndodhet në Itali I bllokuar nga Covid-19 dhe mezi pret të rikthehet në Shqipëri. Në një lidhje me “Fan Zone”, Reja u shpreh se është gati të heqi dorë edhe nga paga e tij totalisht nëse I kërkohet duke I kthyer kështu përgjigje gazetarit Shakohoxha, por edhe ish-trajnerit Panuçi.Kur do të vish në Tirana? “Unë doja që të vija që nesër për të vazhduar programin që kemi, por ky virus nga ka bllokuar brenda. Ardhja ime varet nga autoritetet si do të vendosin dhe kur do të happen kufinjt. Duhet të presim disa javë e më pas do të vij pasi kam nostalgji. Jam mbyllur brenda si të gjithë dhe është mirë që të mos rrezikojmë”.Situata me Covid-19? “Nuk është një situatë normale, por problemi nuk është vetëm tani. Problemi është kur të rinis gjithçka pasi ka shumë njerës që kanë humbur punën. Unë jam pak me fat pasi kam një kopësht që dal aty dhe kaloj kohën. Problemi është kur do të rifillojë çdo gjë”.