Zbulohet shkaku i sherrit mes dy aktorëve


Prej dy ditësh në media ka bërë bujë sherri mes dy aktorëve Gentian Hazizi dhe Ledio Lako.
Aktorët janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe nuk kanë munguar as grushtet mes tyre.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, ka qenë Ledio Lako që ka qëlluar me një përforcues grushti metalik, aktorin Gent Hazizi dhe një person tjetër që ka qenë në shoqërinë e këtij të fundit pranë një karburanti.
Tashmë kanë dalë edhe detajet e sherrit të tyre dhe “BallkanWeb” ka zbuluar arsyen.

Burime për ta kanë treguar se në takim ka qenë edhe shoku i Gentian Hazizit, Elton Myftiu, i cili ka qenë dhe shkaku i përplasjes mes aktorëve.
Teksa dy aktorët kanë qenë duke u sqaruar për keqkuptimet, Myftiu ka ndërhyrë dhe ka sharë Ledion.
Aktori ka reaguar menjëherë duke e goditur me grusht, ndërsa ka ndërhyrë menjëherë Genti për t’i ndarë, por gjatë sherrit Lako ka goditur edhe Gentin.
Gent Hazizi është shkëputur prej disa vitesh nga “Portokallia” dhe është protagonist në një format shumë të dashur si ‘Familja Kuqezi’.
Ndërsa Ledio Lako është prej vitesh një nga figurat e spektaklit të humorit “Portokalli”.