Qeveria angleze aprovon: Premier fillon nga 9 qershori


Premier League duhet të rifillojë sa më parë të jetë e mundur, e që brenda fundit të kësaj jave do të njihen detajet – koha dhe mënyra – për rifillimin e kampionatit anglez. Pas rrugës së hapur nga Qeveria, që dje ka shprehur aprovimin për mbylljen e sezonit duke respektuar masat e sigurisë higjeno-sanitare, makina organizuese e kampionatit elitar anglez ka përshpejtuar kohët. Të premten 20 klubet do të njohin protokollin e rinisjes, që u ngrit gjatë mbledhjes së javës së kaluar mes përfaqësuesve të qeverisë, autoriteteve sanitare e drejtuesve të federatave sportive. Në planin e rinisjes, futbolli do të ketë precedencë, më pas do të studjohen specifikisht nevojat e disiplinave të tjera.

Objektivi i Premier është të kthehet të luajë në 9 qershor, pas tre javësh stërvitje, në kohën e nevojshme për të kompletuar sezonin (mbeten për tu luajtur kompleksivisht 92 ndeshje) brenda fundit të korrikut. Një program që, duhet ti nënshtrohet rregullave rigoroze sanitare, që do të aplikohen para dhe pas ndeshjeve. Brenda 25 majit Uefa ka kërkuar të njohë planet e të gjithë federative europiane për përmbylljen e kampionateve respective. E Premier ka qenë gjithnjë mes atyre që kanë synuar përfundimin e rregullt të sezonit. Ashtu si kanë konfirmuar tre klubet – Arsenal, West Ham e Brighton – që kanë rinisur stërvitjet, edhe pse kanë limituar numrin e lojtarëve të përfshirë ne seanca. E sot është rradhe e Tottenham të Josè Mourinho, që do të rinisë aktivitetin pas dy muajsh ndalesë.