Pajisjet mbrojtëse personale të dhuruara nga Turqia mbërrijnë në SHBA



Një aeroplan ushtarak turk që transportonte mijëra pajisje mjekësore të dhuruara zbarkoi në Bazan e Përbashkët Andrews në Maryland të Martën në mbrëmje.

Avioni u prit nga Ambasadori turk në SH.B.A. Serdar Kılıç dhe Ushtruesi i Detyrës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Europe dhe ceshtjet Evropiane dhe Euroaziane Philip Reeker.

Në lidhje me kete ndihme, Kılıç tha se ai do t’i dërgojë dhe nje letër nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan për Presidentin Trump.

Ai tha se dërgesa u dërgua me udhëzimin e Erdoganit dhe “dëshmon për vullnetin e popullit turk për të mbështetur aleatin tonë të gjatë, Shtetet e Bashkuara, në luftën e tij të vazhdueshme të vështirë kundër Covid-19.”

“Shpresojmë që kjo ndihmë të ndihmojë në zbutjen e barrës së madhe të ngarkuar nga punonjësit e përkushtuar shëndetësor në Shtetet e Bashkuara të cilët punojnë ditë e natë për të shpëtuar jetën e të tjerëve në kurriz të rrezikimit të jetës së tyre,” tha ai.
Reeker tha se dërgesa ishte “një demonstrim i rëndësishëm i unitetit të NATO-s dhe forcës së lidhjeve SHBA-Turqi dhe marrëdhëniet tona të forta historike.”

“Në emër të Sekretarit, Presidentit dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju falënderoj për këtë dhuratë bujare për Shtetet e Bashkuara,” tha ai.

Sipas Presidencës Turke dhe Agjencisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave, ngarkesa përmban 500,000 maska ​​kirurgjikale, veshje mbrojtëse, 1.500 syze, 400 maska ​​N95 dhe 500 mburoja të fytyrës.

Presidenca Turke tha që kishte në bord 2,000 litra dezinfektues.