Njoftim i rendesishem i Nimitv.


Të nderuar klient të NimiTV!

Së pari ju kerkojmë ndjesë për problemet që janë shfaqur gjatë tri ditëve të fundit në platformën tonë.
Për të qenë korrekt me ju jemi të obliguar që të ju njoftojmë se çfarë ka qenë thelbi i problemit.

Besoj se keni ndëgjuar që NimiTV gjatë ditëve të karantines ka shprehur vullnetin të ju ndihmoj shqiptarëve në diasporë që nuk kanë kanale shqiptare e duke ju mundësuar të kenë platformën falas ku do të informohen me lajmet e fundit dhe gjithashtu të ju lehtësojmë qëndrimin në shtëpi.

Por vullneti i mirë i NimiTV-s i shqetësoj shumë konkurentet tanë të IPTV’s, të cilët kanë fokus vetëm përfitimet e tyre. Ata morën hapa të kundërt të sulmojnë NimiTV me “hakera” të paguar nga marketi i zi, e në të njetën kohë kanë sponzoruar portale dhe media me lajme të pa vërteta kundrejt platformës sonë.

Kjo gjë NimiTV-në nuk e dobësoj aspak, vetëm sa e perforcoj nga çfarëdo sulmi që do vjen prej atyre që luftojnë në këtë mënyrë.

Ne kemi vendosur që për këto tri ditë të pengesave të ju dhurojmë NJË MUAJ FALAS përgjatë procesit të riabonimit.

Ju lutem shpërndajeni në mënyre që ta shohin të gjithë.
Faleminderit.

Me respekt, stafi i NimiTV.

Qëndroni në shtëpi.