Gjykata jep vendimin e prerë: Qytetarët të lëvizin kudo, edhe jashtë vendit, lejohen protestat (Qeveria tërhiqet ”me bisht në shalë”)


Me efekt të menjëhershëm pas një vendimi gjykate, çekët mund të lëvizin të lirë në vend, edhe të udhëtojnë jashtë vendit. Edhe ndalesa e grumbullimeve është liruar. Pasi Gjykata Administrative e Pragës i deklaroi kufizimet në krizën e Coronës si jo në pajtim me ligjin, qeveria çeke brenda pak orësh i anuloi të gjitha kufizimet në lirinë e lëvizjes, që nënkupton edhe hapjen e kufijve.Për aktivistë të të drejtave të njeriut si Anna Šabatová e bashkëshortin e saj, Petr Uhl një lajm i mirë.“Filloi të na shqetësojë, kjo që nuk mund të lëvizim më të lirë legalisht”, thotë Šabatová për Deutsche Wellen. Të dy kanë një shtëpi pushimi në Gjermani, 1,7 km larg nga kufiri”. “Asnjë përjashtim nuk u bë për ne“, thotë Šabatová.Edhe regjisorja polake, Krystyna Krause, që jeton prej vitesh në Pragë, e mirëpret vendimin. Ajo thotë se në fillim të „kësaj çmendurie të Coronës” asaj i është dashur të qëndrojë e bllokuar në një fshat në Boheminë Jugore.E gëzuar është parukierja Zdena që thërret. “Rroftë liria!” Rrofshin klientët!”, thotë ajo. Producenti i filmit, Petr Jančárek rrëfen si i kishte kaluar ditët e krizës së Coronës. “30 vite, një gjysmë jete nuk lejohesha të udhëtoja në perëndim. M’u kujtua sërish kjo kohë.” Petr është tani i lehtësuar.Ngjarja e ditës/ Të enjten (23.04.) Gjykata Administrative e Pragës i deklaroi si shkelje ligjore katër rregullore të Ministrisë së Shëndetësisë.Dy prej tyre kufizonin lirinë e lëvizjes, të tjerat tregtinë me pakicë. Gjykatësi, Štěpán Výborný argumentoi, se kufizimet e të drejtave bazë lejohen të kufizohen nga qeveria vetëm në pajtim me ligjin për krizat. Ai u dha kohë deri të hënën qeveritarëve në Çeki për të përmirësuar situatën ligjore.Kabineti i kryeministrit çek, Andrej Babiš e shpalli më 12 mars gjendjen e jashtëzakonshme në vend për 30 ditë. Parlamenti e zgjati atë deri në fund të prillit dhe i miratoi kufizimet si i parashikon ligji për krizat. Por qeveria më vonë i tërhoqi këto vendime.Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtěch, i futi sërish në fuqi vendimet, por këtë herë si bazë ligjore shërbeu ligji për mbrojtjen e shëndetit publik. Eksperti për shëndetësinë, Ondřej Dostál, që e hodhi në gjyq qeverinë u trégua i gëzuar për vendimin e gjykatës.“Nga pikëpamja e një shteti demokratik kemi ecur edhe një hap përpara”, tha ai në bisedë me gazetën “Hospodářské noviny”.Avokati mbrojtës i njohur në Çeki, Tomáš Sokol, u shpreh për Deutsche Wellen, se “qeveria e braktisi zonën relativisht të sigurtë ligjore, që i jepte ligji për krizat për të vendosur kufizime dhe zgjodhi me rrezik ligjin e mbrojtjes së shëndetit si arsyetim për të njëjtat ndalesa.”“Nuk ishte e habitshme, që gjykata nuk i pranoi këto”, thotë Sokol. Gazetari dhe ish-ambasador në Paris, Petr Janyška thotë se “ishte një vendim i rëndësishëm gjykate, që i tregon ekzekutivit, që edhe në raste krizash duhet t’i përmbahet ligjeve.” Janyška thotë, se nuk do të habitej, nëse kryeministri Babiš nuk do ta vinte në dyshim këtë vendim.Vërtet Ministri i Shëndetësisë, Vojtěch menjëherë ka bërë të ditur apelimin për shfuqizimin e këtij vendimi. Qeveria çeke mori vendim të premten, se do të kërkojë në parlament zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 25 maj./DW