Te mos ndertohet karburanti ne shetitoren buze detit Vlore – Lungomare


Nje peticion qe po merr firma dhe tregon per nje shqetesim qytetar qe po ndodh ne Vlore pikerisht ne lungomare atje ku Rilindja ka hedhur aq shume fonde duke i bere dhe ribere projektet mbi projekte ,se fundmi po mendojne per ndonje qoke ,nje e vogel fare; eshte nje karburant se do menduar dhe per ndonje nder per mik per koke .

Teksti i peticionit

Ky peticion ka si qellim nderprerjen e punimeve te karburantit qe po ndertohet se fundmi ne shetitoren buze detit Vlore – Lungomare. Ndertimi i tij nderpret ne mes vijen e shetitores duke e shemtuar dhe bere jofunksionale kete te fundit. Kjo shetitore eshte e te gjithe shqiptareve, dhe jo vetem, prandaj kemi detyrimin qytetar te vendosim per cdo zhvillim qe e transformon dhe e tjeterson qellimin paresor qe ka kjo shetitore.

Ftojme te gjithe njerezit pa dallim moshe, gjinie, perkatesie fetare, bindje politike, te shprehen duke nenshkruar kete peticion me qellim kundershtimin e prishjes se shetitores buze detit Vlore – Lungomare.

TE GJITHE SE BASHKU, TE MOS LEJOJME PADREJTESINE TE NA SKLLAVEROJE!

Nderko qytetare kane denoncuar videon si presin palmat e blera me mijra euro dhe punojne per kete karburant qe do ndote am ientin dhe sigurisht do rrise trafikun ne ata pjese te rruges,pa harruar mos shfrytezimin e hapsires per rruge por per kembesore.Nese kane mendur per kem esore perse i duhet nje karburant ne mes te kesaj rruge kur makinat jane te pakta dhe rruga e tyre eshte e pamjafteshme per nje trafik dhe funizim te tyre.Pergjigjen jepeni duke e firmosur kete peticion.

Delet flene ujku ben kerdine.