Merr fund misteri/ Koreja e Jugut: Kim Jong-un është gjallë dhe mirë


Këshilltari për politikën e jashtme i presidentit të Koresë së Jugut, Chung in-Mun tha se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-Un është “gjallë dhe mirë” duke u dhënë fund në një farë mënyre spekulimeve. Ai gjithashtu shtoi se lideri koreano-verior ndodhet në zonën Vonsan që nga 13 prilli.

“Asnjë zhvillim i dyshimtë nuk është vërejtur deri më tani,” – tha ai. Javën e kaluar, mediat botërore shkruan se shëndeti i Kim Jong-un u rëndua për shkak të një infarkti dhe pas një ndërhyrjeje në zemër mund të kishte vdekur.

Kim nuk është shfaqur në publik që nga 11 prilli dhe është thënë se ai do kryente një operacion. Më herët ditën e sotme, në mediat sociale u shfaq një fotografi ku dukej Kim Jong-Un në një arkivol xhami, por nuk është konfirmuar nëse pamjet janë autentike. U tha gjithashtu se motra tij pritej që t’i zinte vendin.

Twitter reacts to rumors that North Korean leader, Kim Jong-un is ...