Ilir Beqaj: Rama duhet të shkurtojë pagat administratës dhe rishikojë pensionet


Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në një analizë, ka propozuar disa zgjidhje të ngërçit ekonomik.

Bota, dhe për rrjedhojë edhe Shqipëria, nuk ka parë ndonjëherë një situatë të tillë si kjo që po jetojmë këto muajt e fundit. Në kushte të tilla, surreale, mungesa më e madhe është ajo e zgjidhjes së ngërçit shëndetësor dhe atij ekonomik.

Ndërsa për mjekësinë zgjidhjet duken se janë të qarta, vaksina ose kura, për ekonominë nuk ka akoma asnjë kthjellim. Problem është mungesa e “specialistëve”. Duke qenë situatë unike, nuk ka ekspertë që të kenë jetuar zgjidhje tëmundshme. Ndaj, zgjidhjet do krijohen.

Nga ulja e pagave dhe rishikimi i pensioneve, te ndryshimi i sjelljes së bizneseve apo sigurimi i kontratave të qirave. Deputeti i PS-së propozon një dalje mes tkurrjes së shpenzimeve dhe masave afatgjatë për mospërsëritjen e krizës.

faktor.al