E RENDE/ Njerku i thyen 3 brinjë fëmijës 3-vjeçar kur nëna ishte për pazar


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në kohën e pandemisë së koronavirusit. Alfred Kazanxhi, 35 vjeç është arrestuar pasi ka rrahur brutalisht djalin 3 vjec të bashkëjetueses së tij, duke i thyer tre brinje. Ndërsa fëmija ndodhet në gjendje kritike, Kazanxhi ka dalë para gjykatës, e cila ka vendosur ta lërë në burg. Ndërkohë detaje të reja dalin nga ngjarja tronditëse. Nëna e 3-vjeçarit ka deklaruar se e ka gjetur fëmijën të dhunuar dhe në gjendje të rëndë.

“Kisha dalë për pazar gjatë fashës orare. Kur erdha e gjeta djalin të rrahur. Nuk e di se çfarë ka ndodhur”, ka dëshmuar ajo.

Në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Alfred Kazanxhi, i cili dyshohet si dhunuesi i fëmijës. Fëmija, ka thënë më herët se si nëna dhe njerku e kanë rrahur, e madje dhe fqinjët kanë deklaruar se e kanë parë shpesh me të nxira. 35-vjecari Kazanxhi ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijës së mitur, duke thënë se (fëmija) ka rënë nga divani. /BW