Rezultoi 100% e suksesshme: BE mbështet kurën izraelite kundër Covid-19


Firma farmaceutike Pluristem me qendër në Haifa ka zhvilluar një terapi, që përdor placentat për të zhvilluar qeliza të ripërpunueshme për të kuruar organet e dëmtuara si pasojë e infektimit me koronavirus. Kura çliron në organizëm proteina, që kurojnë organet e dëmtuara nga COVID-19, si zemra, mushkëritë, veshkat, etj.

Bashkimi Europian ka vendosur të mbështesë me 50 milionë euro, një kurë kundër COVID-19 që po zhvillohet nga firma izraelite Pluristem.

Nga testet e kryera në Izrael dhe Shtetet e Bashkuara, kura ka rezultuar 100% e suksesshme, një nivel që deri më tani nuk është arritur nga asnjë ilaç që po testohet kundër koronavirusit.https://www.kosova-sot.info/public/kosova-sot/php/gjirafa.html

Firma farmaceutike Pluristem me qendër në Haifa ka zhvilluar një terapi, që përdor placentat për të zhvilluar qeliza të ripërpunueshme për të kuruar organet e dëmtuara si pasojë e infektimit me koronavirus. Kura çliron në organizëm proteina, që kurojnë organet e dëmtuara nga COVID-19, si zemra, mushkëritë, veshkat, etj.

Kjo kurë shëroi plotësisht 6 pacientë në Izrael, të cilët ishin në rrezik për jetën për shkak të infektimit me koronavirus. Këtë muaj u shërua edhe një tjetër pacient në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili pranoi t’i nënshtrohej testimit me këtë kurë.

Aktualisht, kura ndodhet në fazën e tretë të përparuar të provave tek njerëzit. Fondet e akorduara nga Bashkimi Europian dhe Banka Europiane e Investimeve mbulojnë 50% të shpenzimeve për zhvillimin e kësaj kure.

Firma izraelite shquhet për zhvillimin e shumë kurave, përfshirë edhe disa studime për një vaksinë për mbrojtjen nga rrezatimi atomik të ushtarëve amerikanë kryer 3 vite më parë