Flamujt ne gjysem shtize ne Chicago


Në Çikago flamujt në gjysëm shtize në nderim për amerikanët e vdekur nga pandemia Covid-19

Spas të dhënave zyrtare,në shtetin e Illinoisit të infektuar me pandeminë e virusit korona janë 41,777,prej tyre kanë vdekur 1,874 dhe të testuar deri tash 201,617 qytetarë amerikanë.

Me rastin orëve të dhimbjes,sot në Çikago të gjithë flamujt e shtetit amerikan dhe të shtetit të Ilinoisit janë vënë në gjysëm shtize,në nderim për të vdekurit amerikanë nga kjo epidemi vrastare dhe pak e njohur në qarqet e mjeksësisë së sotme moderne në SHBA dhe në botë,shkruan shtypi i ditës.

Edhe popuilli amerikanë lutet për të vdekurit dhe në besim në dorën e mjekësisë dhe të Zoti,ata kërkojnë që tërë njëerzimi të bëhen bashkë në shpetimin e planetit dhe për kthimin në jetën normale,këto janë pjesë e thirrjes se amerikanëve përmes shtypit të sotëm në Çikago.

/Skender Karaciqa chicago