“Çdo mbrëmje qytetarët ushqehen me një gënjeshtër të re”- Pas denoncimit të PD, Rama heq nga facebook numrin e familjeve të ndihmuara nga qeveria


Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë se ka gënjyer në lidhje me numrin e familjeve të ndihmuara, ndërsa tha se  “çdo mbrëmje qytetarët ushqehen me një gënjeshtër të re”, referuar orarit të postimit të kryeministrit Rama, ku njofton për ndihmat e shpërndara.

Por në postimin e sotëm, ndryshe nga postimet e mëparshme, kryeministri nuk e ka postuar numrin e familjeve të ndihmuara sot.