Misteri/ A ka vdekur vërtet Kim Jong-un dhe kush mund ta pasojë


Kim Jong-un ka vdekur. Kjo është teoria që mbështet rrjeti i lajmeve Dagospia, por që po gjen hapësirë edhe në disa prej agjencive prestigjioze ndërkombëtare të cilat citojnë burime në Pekin dhe Moskë. Diktatori koreano-verior ka pësuar një infarkt pas një operacioni mjaft delikat në zemër. Lajmin e kanë konfirmuar fillimisht agjenci lajmesh në Kinë ndaj Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk u besonte atyre.

“Këmbëngul se lajmet për gjendjen shëndetësore të Kim Jonhg-un janë të pasakta. Janë lajme të rreme të CNN. Ju të CNN jeni lajm i rreme” – shkroi presidenti amerikan në Twitter. E megjithatë është mjaft e rrallë mungesa e tij në ceremonitë e ditëlindjes së gjyshit gjë që konsiderohet e paprecedentë.

Por çfarë ndodh nëse Kim Jong-un vdes?

Lideri i Koresë së Veriut nuk ka një pasues. Djali më i madh nuk i ka mbushur ende 10 vjeç dhe nuk është parë asnjëherë në publik. Vëllai i tij Kim Jong Nam u vra në 2017-ën. I vetmi opsion i vlefshëm është Kim Yo Jong, motra e vogël që vitet e fundit është konsideruar më e fuqishme politikisht. Mendohet se është 31 vjeç, por askush nuk e di me saktësi. ©LAPSI.al