Del video/ Britania nxjerr qentë në aeroporte për të nuhatur koronavirusin, në një orë 750 persona


 përdorur deri tani për qëllime mjekësore për të zbuluar kancerin ose sëmundjen e Parkinsonit, por tani me një tjetër qëllim; për të zbuluar nëse një person është bartës ose jo i koronavirusit.

“Ne besojmë se qentë mund të zbulojnë Covid dhe se ata do të jenë në gjendje të verifikojnë praninë e tij shumë shpejt, për të zbuluar se kush, mes qindra njerëzve, është bartës i virusit dhe duhet të izolohet, – për AFP Claire Guest, themelues dhe administrator i Shoqatës.

Stërvitja

Në qendrën e trajnimit në Milton Keynes, në Anglinë qendrore, gjashtë qen të racës labradors dhe cocker spaniel, aktualisht janë duke u trajnuar për të njohur erën e virusit në mesin e disa mostrave. Si materiale pune janë maska mbrojtëse dhe rroba të veshura nga pacientët e infektuar, të cilat po përdoren për të zbuluar nëse Covid-19 ka një erë të tij që mund të identifikohet shpejt. Kur kafshët zbulojnë mostrën e kontaminuar, ata shpërblehen.

Eksperimenti

Eksperimenti është realizuar nga ‘Dogs Detection Medical’ në bashkëpunim me London School of Hygiene & Tropical Medicine (LSHTM) dhe me Universitetin e Durham. Qentë mund të nuhasin erërat njerëzore me përpikëri ekstreme, sipas James Logan, shefi i departamentit të kontrollit të sëmundjes së LSHTM. Prandaj ekziston një mundësi e shkëlqyeshme që ata të jenë në gjendje të zbulojnë Covid-19, shtoi ai, duke besuar se kjo gjë mund të jetë një revolucion në mënyrën se si ne reagojmë ndaj pandemisë nga koronavirusi.

Në aeroporte

Ekipi vendosi të trajnojë qentë për një periudhë gjashtë javore, në mënyrë që ata të jenë në gjendje tju sigurojnë autoriteteve shëndetësore një mjet të ri për diagnostikimin e shpejtë dhe jo-invaziv i cili do të përdoret, për shembull, në vende publike, siç janë aeroportet.

Qentë do të jenë në gjendje të nuhasin deri në 750 persona në orë dhe të tregojnë brenda 0.5 sekondash dhe me një saktësi prej 90%, nëse dikush ka koronavirusin, pretendon Claire Guest. Qentë nuhatës gjithashtu mund të jenë jashtëzakonisht të vlefshëm në identifikimin e individëve asimptomatikë ose presimptomatikë dhe të aftë të identifikojnë njerëz të infektuar potencialisht që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar nga zonat e ashtuquajtura të nxehta.